Sa i/e mirë je në shtrat? Pyet horoskopin!
Astrologjia mund të thotë shumë për ju, çfarë po bëhet me jetën tuaj dhe se arsyeja pse keni ca probleme për momentin, mund të jetë Mërkuri në retrogradë.
Natyrisht, horoskopi mund të thotë edhe diçka për jetët tuaja seksuale.
– Cilat shenja janë seksualisht më aktivë?
Në krye të listës është:
#1 Ujori
Pas tij:
#2 Demi
#3 Peshqit
#4 Virgjëresha
#5 Luani
– Cilat prej shenjave kanë më shumë ish-partnerë me kalimin e viteve?
#1 Virgjëresha
#2 Dashi
#3 Demi
#4 Luani
#5 Peshqit
– Cilat prej shenjave janë më të kënaqura me jetën e tyre seksuale?
#1 Ujori (Prapë!)
#2 Bricjapi
#3 Peshorja
#4 Dashi
#5 Demi
Sipas InfoHoney, këto janë disa karakteristika për secilën shenjë:
– Dashi
Për këtë shenjë preferohet seksi i drejtpërdrejtë, pa nënkuptime. Mos prisni që ata të rrinë që përqafuar gjithë natën.
– Ujori
Të paparashikueshëm dhe plot emocion! Një plus më shumë? Ujorët kanë shumë të ngjarë t’i qëndrojnë besnikë partnerëve të tyre.
– Peshqit
Peshqit janë të butë, por jetojnë për t’i kënaqur partnerët e tyre në shtrat.
– Demi
Shenjat e demit duan të marrin gjithë kohën që ju duhet për të eksploruar trupat e tyre dhe të partnerëve. Sondazhet thonë se demi është shenja që blen më shumë lodra seksi se çdo shenjë tjetër.
– Binjakët
Binjakët janë gjithnjë të gatshëm për një seks argëtues, i cili për ta nuk barazohet domosdoshmërisht me dashurinë.
– Gaforrja
Njerëzit e shenjës së gaforres preferojnë të kenë një lidhje të fortë emocionale, përpara se të përfshihen në marrëdhënie seksuale dhe “one-night-stands” nuk janë për ta. Gaforret janë një nga shenjat më sensuale të zodiakut.
– Luani
Luanët duan të jenë në qendër të vëmendjes. Kërkojnë fjalë pohuese dhe komplimenta edhe në shtrat.
– Virgjëresha
Dashnorë të zellshëm që duan të arrijnë përsosjen edhe në dhomën e gjumit. Asgjë nuk është surprizë për ta dhe iu pëlqen të provojnë gjithnjë gjëra të reja.
– Peshorja
Për ta, seksi ka të bëjë me lidhjen e dy njerëzve në një nivel tjetër dhe janë të gatshëm të bëjnë ose jo çdo gjë për të cilën partneri/ja e tyre është ose nuk është dakord.
– Akrepi
Intensiv, emocionues, pasionantë dhe pak misteriozë, akrepët mund të jenë shpeshherë posesivë dhe dominues në shtrat.
– Shigjetari
Njerëzit e kësaj shenje preferojnë më shumë seksin e shpejtë dhe rastësor, pasi nuk iu pëlqen rutina dhe në disa raste mërziten shpejt me partnerët e tyre.
– Bricjapi
Bricjapëve iu pëlqen të planifikojnë, por megjithatë janë gati të eksperimentojnë në shtrat dhe të provojnë gjëra të reja. Në një lidhje, sigurohen të japin më të mirën.
Burimi: Cosmopolitan