Sa herë në javë duhet të bësh seks për të patur rininë e përjetshme!

Sa herë në javë duhet të bësh seks për të patur rininë e përjetshme!

Sipas shkencës, studimet tregojnë se seksi ka padyshim përfitime të shumta shëndetësore. Lehtësimi i stresit, përmirësimi i gjendjes së gjumit, ulja e presionit të gjakut dhe rritja e imunitetit janë disa prej tyre.

Megjithatë këto nuk janë të vetmet përfitime. Një studim i Universitetit të San Francisco-s doli në përfundime se nëse bëni seks të paktën NJË herë në javë, mund të mbroni ADN-në.

Një gjë e tillë mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë dhe të ruani për shumë kohë freskinë e rinisë.

Studiuesit shqyrtuan jetën seksuale të 129 nënave për një javë, të cilat ofruan një raport ditor duke përfshirë konfliktet, intimitetin, kënaqësinë etj.

Sipas raporteve, u vu re se nënat që kishin marrëdhënie seksuale aktive të paktën një herë në javë, patën më shumë telomere – fije mbrojtëse mbi strukturën e ADN-së dhe pjesë përgjegjëse tek qelizat për plakjen – sesa gratë e tjera.

Si ndikojnë telomeret?

Me kalimin e kohës, ato shkatërrohen në qelizë si pasojë e plakjes apo përdorimit të alkoolit, por studimi tregoi se seksi i rregullt mund t’i riparojë dhe zgjasë ato duke i mbajtur qelizat e shëndetshme.

Pra, sot në darkë keni një tjetër arsye për të kaluar disa çaste intimiteti me partnerin!

Shpërndaje në: