Sa herë duhet të urinosh në ditë?
Urinimi, një proces kaq çlirues, në të njëjtën kohë një tregues i problematikave të ndryshme shëndetësore. Urinimi i shpeshtë lidhet ngushtë me hidratimin dhe për këtë arsye, ndonjëherë, nuk e kuptojmë që kemi të bëjmë me urinimin e tepërt.
Nëse gjithmonë e ke pyetur veten se sa herë duhet të urinosh brenda ditës, përgjigjen ta japim ne: Nuk ka një numër të caktuar mbi frekuencën e urinimit, por një mesatare, e cila varet nga sasia e ujit që ti konsumon. Mesatarja normale varion mes 6-7 herë brenda 24 orëve, ose çdo 2,5 orë.
“Në fakt, nëse je hidratuar mjaftueshëm, mund ta kuptosh nga ngjyra e urinës”, – shprehet Amy George, mjeke në qendrën shëndetësore “UC Davis”. “Nëse urina është e errët dhe ka një aromë karakteristike, atëherë duhet të konsumosh më shumë ujë. Nëse është e verdhë e lehtë ose paksa transparente, atëherë ke marrë sasinë e duhur të ujit”.
Pra, herë tjetër, mos u shpërqendro nga puna, por pi ujë. Dhe nëse ndien etje të vazhdueshme, që sjell edhe konsumimin e ujit më shumë se sa duhet, duhet të konsultohesh me një mjek.