Sa hapa duhet të bëjmë çdo ditë për të qenë të shëndetshëm, sipas ekspertëve

Sa hapa duhet të bëjmë çdo ditë për të qenë të shëndetshëm, sipas ekspertëve

A keni vendosur ndonjëherë një qëllim për të arritur një numër të caktuar hapash ditor apo thjesht të kontrolloni me smartphone-t tuaj se sa hapa bëni në ditë?

Mjeku Jeremy Fehrmann, flet për trendin popullor: 10.000 hapa në ditë dhe se si përfitimet tona shëndetësore rriten me çdo hap që bëjmë.

Hapat e rekomanduar në ditë

Fehrmann e lidh shifrën prej 10.000 hapash më shumë me njerëzit që merren me fitnes. Ai thotë se ka të ngjarë që personat që arrijnë këtë numër hapash apo më shumë, të jenë ata që bëjnë të paktën 30 minuta ushtrime në ditë.

Ai thotë:

“Pa aktivitet shtesë, hapat mesatarë të njerëzve në ditë janë të barabarta me 4000 deri në 7000 hapa. 3000 deri në 6000 hapa shtesë çdo ditë, duhet të vijnë nga një burim tjetër aktiviteti.”

Studimet e fundit, thonë gjithashtu se 10.000 hapa në ditë ndihmojnë në humbjen e peshës për një kohë afatgjatë dhe më të qëndrueshme, zvogëlojnë indeksin e masës trupore (BMI) dhe ulin presionin e gjakut.

Gjithsesi, mjeku thotë se kur i inkurajon pacientët e tij të shtojnë stërvitjen në rutinën e tyre, ai përqendrohet më shumë në aktivitetin fizik se sa në hapat e ndërmarrë.

“Për të rriturit 18-64 vjeç dhe më të vjetër, unë sugjeroj të paktën 10 minuta aktivitet, 3-4 herë në ditë, jashtë aktiviteteve normale ditore.

Në shumicën e rasteve, pacientët nuk duhet të shqetësohen se po ndërmarrin më shumë hapa seç duhet, megjithëse grupmosha të caktuara kanë qëllime dhe nevoja të ndryshme. Për shembull, fëmijët kanë nevojë për më shumë aktivitet sesa të rriturit, duke marrë 60 minuta në ditë, me të paktën 30 minuta aktivitet intensiv, tre herë në javë. Edhe gratë shtatzëna kanë nevojë për stërvitje intensive, por të moderuar dhe të ndjekur nga një profesionist.

Sa hapa në ditë duhen për të humbur peshë

10.000 hapa (dhe më shumë) mund të jenë një qëllim i mirë për të ndihmuar në humbjen e peshës, por kjo është e vështirë të parashikohet:

“Humbja e peshës varet nga dieta dhe stërvitja. Nëse kaloritë që merrni (dieta) janë të njëjta me ato që humbni (stërvitje), pesha do të mbetet e njëjtë. Unë do të thoja se ndërmarrja e 10.000 hapave në ditë kontribuon për mrekulli në humbjen e peshës, por ka edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndihmojnë.”

Për njerëzit që kërkojnë të bëjnë një ndryshim në shëndetin e tyre të përgjithshëm, Fehrmann sugjeron:

“Në mënyrë që të ndryshoni stilin e jetesës, provoni të regjistroheni në një palestër a klasë ushtrimesh, merrni një aplikacion fitnesi në telefon dhe gjeni një aktivitet që ju pëlqen ta bëni, sepse vetëm kështu do ta vazhdoni atë për një periudhë afatgjatë. Konkurrenca mes miqve është një tjetër mënyrë e mirë për ta vënë trupin në lëvizje dhe për të mbajtur njëri-tjetrin të motivuar.”

Burimi: Unity Point

Shpërndaje në: