Sa gjatë mund të përdoren kremat kundër diellit pas hapjes?

Sa gjatë mund të përdoren kremat kundër diellit pas hapjes?

Disa krema kundër diellit kanë datë të skadimit përderisa disa të tjera kanë të shkruar ndonjë simbol se sa gjatë mund të përdoren pas hapjes.

Mirëpo në qoftë se produkti nuk ka asnjërën prej tyre, mjekët britanikë sugjerojnë që krema mund të përdoret nga dy deri në tre vite, në qoftë se mbahet në ambientin e duhur, vend të ftohtë dhe të thatë.

Megjithatë në qoftë se ka kaluar afati i skadimit dhe nuk është ruajtur siç duhet, p.sh në qoftë se e mbani në veturë të nxehtë gjatë verës, krema juaj nuk do ta këtë efektin e njëjtë të mbrojtjes nga dielli.

Kujtojmë që gjatë verës duhet të aplikoni kremë mbrojtëse ndaj diellit rregullisht, edhe pas larjes në plazh.

Shpërndaje në: