Sa gjatë guxoni t’i mbani ushqimet e ndryshme në frigorifer
Të gjithë i përdorim frigoriferët për t’i vendosur ushqimet aty, por a e dini sa gjatë guxoni t’i mbani ushqimet e ndryshme në frigorifer?
Ushqimet nuk mund të jetojnë përgjithmonë në frigorifer – mishi duhet të përdoret brenda gjashtë muajve, ndërsa buka mund të ruhet nga katër deri në gjashtë muaj.
Më gjatë se kaq, ushqimi prapë do të jetë i sigurt por do të ketë një aromë dhe ngjyrë tjetër.
Më poshtë e keni listën e plotë me ushqime të ndryshme dhe me periudhën kohore se sa mund t’i ruani ato në frigorifer:
Peshqit:
– Peshku i bardhë nga 6 deri 8 muaj
– Peshku me vaj nga 3 deri në 4 muaj
– Butaku nga 2 deri 3 në 3 muaj
Perimet:
– Perimet të cilat zihen, mund të ruhen deri në 1 vit
– Perimet të cilat nuk zihen, mund të rihen deri në 4 muaj
– Domatet nga 6 deri në 8 muaj
Mishrat:
– Mishi i pulës nga 4 deri në 6 muaj
– Mishi i patës nga 4 deri në 6 muaj
– Mishi i viçit nga 4 deri në 6 muaj
– Mishi i derrit nga 4 deri në 6 muaj
– Mishi i lepurit nga 4 deri në 6 muaj
Ushqimet e përgatitura:
– Supat dhe sosët deri në 3 muaj
– Tortat nga 4 deri në 6 muaj
– Buka nga 4 deri në 6 muaj
– Sandviçët nga 2 deri në 3 muaj
– Pastat nga 3 deri në 4 muaj /Telegrafi/