Sa fëmijë ka Cristiano Ronaldo? Kush janë nënat?

Sa fëmijë ka Cristiano Ronaldo? Kush janë nënat?

Aktiviteti i familjes së Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale së fundmi është ‘rrotulluar’ rreth shtatzënisë së partneres së tij aktuale, Georgina Rodriguez, e cila lindi të hënën, më 18 prill.

Megjithatë, të hënën, Ronaldo u shfaq në rrjetet sociale për të njoftuar vdekjen e papritur të një prej binjakëve që Georgina solli në jetë, shkruan MARCa, përcjellë Periskopi.

Sa fëmijë ka Cristiano Ronaldo?

Ylli i Manchester United ka pesë fëmijë. Fëmija i parë i tij mban emrin e babait të tij, Cristiano, dhe ka lindur më 4 korrik 2010.

Në moshën 12-vjeçare, Cristiano Jr është duke ushtruar profesionin e tij në akademinë e Manchester United. Ai ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kaliforni, ku emri i nënës nuk dihet dhe për shkak të një kontrate konfidencialiteti me të, donte që të ishte kështu, duke mbajtur kujdestarinë ekskluzive të tij.

Eva dhe Mateo kanë lindur në vitin 2017. Ashtu si vëllai i tyre i madh, identiteti i nënës është mbajtur sekret nga të dyja palët.

Më në fund, në nëntor 2017, ylli portugez zyrtarizoi lidhjen e tij me Georgina, duke bërë të ditur se partnerja e tij e re ishte shtatzënë. Fëmija i tij i katërt, Alana Martina , lindi kur çifti kishte më shumë se një vit së bashku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes rrjeteve të tij sociale me një selfie me Cristiano Jr dhe Georgina pas lindjes.

Shpërndaje në: