Sa “e nxehtë” do të jetë fundjava për shenjën tënde?

Sa “e nxehtë” do të jetë fundjava për shenjën tënde?

Një përshëndetje të ngrohtë për shenjat e horoskopit. Bëhuni gati të nxeheni këtë fundjavë se Afërdita do të bëjë namin.

Dashi
Fundjava do të thotë “festë”, në të cilën do të kesh mundësi të shohësh atë që të pëlqen. Si e përkthejmë ne? Super mundësi!

Demi
Nëse po takohesh me dikë, të lutem merre shtruar me fjalë dhe mos mendo të fejohesh. Pastaj, me veprime, Afërdita te Binjakët të thotë se ti dhe ai/ ajo do të kaloni një fundjavë që do ta mbani mend gjatë. Momenti për ta çuar raportin në një tjetër nivel, mbërriti!

Binjakët
Kemi një lajm të keq: jeta jote romantike sikur po duket pak e ngadaltë.
Kemi edhe një lajm të mirë: Që prej së mërkurës, Afërdita është në shenjën tënde, ndaj nëse këtë javë ke folur me ndonjë ish-të dashur, mbylli dyert e vjetra, vishu bukur, hidh parfumin e preferuar dhe nis të “gjuash”.

Gaforrja
Kemi Gaforre single? Bukur, sepse do të kesh një mundësi të artë këtë fundjavë. Një person i ri pret të hyjë në jetën tënde me gjithë pasionin që të ka munguar!

Luani
Nëse ke një “shok/ shoqe me benefite”, na vjen keq Luan, nuk është aq i/ e dhënë pas teje. E dimë që është e rëndë për egon tënde, por mos harro, dikush shumë seksi po pret që të dalësh nga kafazi. Ti je krijuar për të qenë i/ e egër dhe i/ e lirë, në xhungël!

Virgjëresha
Një periudhë fantastike të pret! Dikush do të rrëshqasë në DM-në tënd dhe në fakt, do të jetë një person shumë interesant. Nëse tashmë, je me dikë, është momenti për të përditësuar statusin sentimental.

Peshorja
E ke marrë shumë seriozisht dashurinë këto kohë, ndaj të themi që aman, bëj pak qejf! Mjaft me balancat dhe 100 mendimet që ke në kokë! Ndërmerre hapin dhe nëse pendohesh, të paktën do kënaqesh!

Akrepi
Kjo fundjavë të gjen romantik, me një takim të bukur buzë detit, me atë çunin/ gocën që është super tërheqës në çdo aspekt.

Shigjetari
Potenciali seksual për këtë javë? 100%! Po ndihesh me vetëbesim të plotë (dhe pak i/ e eksituar), ndaj dërgoje mesazhin, ose kryeje atë telefonatën.

Bricjapi
Po të inkurajojmë që të bësh pak qejf me jetën tënde seksuale Bricjap. Bëji bisht rutinës dhe këtë radhë, eksperimento! Mbi të gjitha, guxo!

Ujori
Kjo javë të ka përfshirë me një shpejtësi marramëndëse. Një person shumë joshës rri fshehur në mesazhet e tua, ndaj ka ardhur fiks koha t’i kthesh përgjigje, të flirtosh dhe të dalësh me të.

Peshqit
Është çasti të vazhdosh jetën! Mjaft pe se ç’bën ish-i në Instagram. Dil, shijo jetën dhe tako njerëz të rinj! Të paktën, do gjurmosh dikë tjetër në rrjetet sociale.

Shpërndaje në: