Sa do të paguajnë konsumatorët për ngrohjen në Termokos? Merret vendimi

Sa do të paguajnë konsumatorët për ngrohjen në Termokos? Merret vendimi

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka mbajtur sot mbledhjen e njëmbëdhjetë me radhë ku shqyrtoi disa pika të rendit të ditës, ndër to edhe propozimin për Përcaktimin e Strukturës Tarifore për Termokos për sezonin e ngrohjes 2024/2025, si dhe raportin mbi të Hyrat Maksimale të Lejuara.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka theksuar se faturimi i ngrohjes me matje është me rëndësi që konsumatorët do të kursejnë energji elektrike. Sipas tij kjo po ashtu mundëson dhe uljen e faturave.

Ai tha se në vitin e ardhshëm edhe konsumatorët e tjerë do të përshihen në faturimin e ngrohjes sipas konsumit.

RRE shqyrtoi edhe propozimin për miratimin e Çmimit të Fiksuar Maksimal për ankandin e erës prej 75 megavatë, e cila u aprovua që çmimi maksimal që të jetë 80.2 euro për megavatë.

“Ndër pikat në rendësi që është diskutuar është edhe përcaktimi i çmimit maksimal për 75 MË, kapacitet me energji nga turbinat e erës e cila pritet të organizohet ankandi nga ana e ministrisë. ZRRE ka përcaktuar çmimin maksimal apo çmimin që do të paguajnë konsumatorët që janë të gatshëm ta paguajnë në tarifat të energjisë elektrike, nëse kemi ofertues të përgjegjshëm, ku është përcaktuar të jetë 80.2 euro për megavat”, tha Fejzullahu

ZRRE po ashtu në këtë mbledhje shqyrtoi edhe rivlerësimin e Sasisë së kapaciteteve transmetuese ndërkufitare Shqipëri-Kosove për procesin e Bashkimit të Tregjeve, ku u miratuan kapacitetet mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë në vlerë prej 50 megavatë.

Shpërndaje në: