Sa do të duhej të ishte pauza midis shtatzënive?

Sa do të duhej të ishte pauza midis shtatzënive?

Prindërit të cilët dëshirojnë që midis fëmijëve të ketë sa më pak dallime ndoshta do të duhej të hiqnin dorë nga idetë e këtilla, arsyeja është kjo…

Tashmë një kohë të gjatë po spekulohet për të ashtuquajturën pauzë, përkatësin distancë moshe midis fëmijëve – sa do të duhej të prisnin nënat para se sërish të ngelnin shtatzënë.

Shumica e prindërve dëshirojnë që fëmijët t’u jenë me moshë të përafërt, në mënyrë që të rriteshin bashkë dhe vetvetiu të ndërtonin marrëdhënie më të afërt.

Gjithashtu, një numër i madh i nënave dhe i baballarëve konsiderojnë që dallimi i vogël është rrethanë lehtësuese në kujdesin dhe edukimin e fëmijëve.

Megjithatë, sipas një studimi të ri, të cilin e ka bërë Qendra Amerikane për Preventivën dhe Kontrollin e Sëmundjeve, dallimi i moshës midis fëmijëve nuk do të duhej të ishte i vogël.

Ekspertët mjekësorë këshillojnë që të pritet së paku 18 muaj para shtatzënisë tjetër, që do të thotë që dallimi më i vogël midis fëmijëve do të duhej të ishte diç më shumë se dy vjet.

Shpërndaje në: