Sa afër janë shkencëtarët për të gjetur vaksinën për koronavirusin e ri?
Lajme mjaft të këqija vijnë nga përpjekjet për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri SARS-CoV-2 që shkaktoi pandeminë Covid-19.
Gjatë ditës së sotme, profesori Robin Shattock, që po udhëheq ekipin e shkencëtarëve për zhvillimin e vaksinës në Kolegjin Imperial të Londërs, e pranoi se gjasat që vaksina të bëhej e qasshme dhe e përdorshme në muajin shtator – siç kishin shpresuar ministrat – ishin ekstremisht të vogla.
Muajin e kaluar, profesoresha Sarah Gilber, që po udhëheq një ekip tjetër shkencëtarësh në përpjekjen për zhvillimin e vaksinës në Britani të Madhe, tha se shkalla e ulët e infekktimeve po e ulte progresin e ekipit të saj, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Problemi është që një numër i mjaftueshëm i vullnetarëve duhet t’i ekspozohen virusit për të parë nëse vaksina i mbron ose jo.
Nëse shanset e tyre për të pasur kontakt me një person të infektuar janë të vogla, kjo merr kohë më të gjatë për të demonstruar efikasitetin e vaksinës kandidate.
“Ne tash kemi esencialisht një studim imunogjeniciteti të sigurisë shumë të lartë që po ndodh në Mbretërinë e bashkuar me tepër pak gjasa për të përcaktuar efikasitetin.”
Rreth 200 ekipe në mbarë botën janë duke punuar në vaksinën, dhe 18 prej tyre janë duke i testuar vaksinat në njerëz.
Shumë ekspertë besojnë që përpjekja e madhe ndërkombëtare do të arrij në zbulimin e një vaksine efikase – por jo përpara mesit të vitit të ardhshëm.
Dhe madje, edhe kjo nuk do të ishte me garanci. /Periskopi