S4MM me akuza të rënda për ish-gruan pas ndarjes
Reperi ka publikuar disa Instastory duke sqaruar se kujt po i thotë tradhtare.
Tashmë thashethemet për ndarjen e reperit S4MM dhe partneres së tij Filis Ismaili janë shpërndarë në gjithë rrjetin.
Këto dyshime filluan pasi ata të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Fansat e reperit gjithashtu vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte nga dita e martesës me Filis dhe anasjelltas.
Ndërkohë ndarjen ende nuk e kanë konfirmuar asnjëri, por duket se S4MM ka për të sqaruar diçka.
Ai ka publikuar një foto të zezë me shkrimin “Tradhtare” duke e shoqëruar shkrimin me figurën e një shtrige duke bërë fansat të mendojnë se po i drejtohej ish-partneres.
Ndërsa S4MM ka postuar një tjetër Instastory kështu duke treguar se ky në fakt është titulli i këngës së tij të re.