Ruud van Nistelrooy është pasuesi i përkohshëm i Ten Hag tek Man. United

Ruud van Nistelrooy është pasuesi i përkohshëm i Ten Hag tek Man. United

Erik ten Hag është shkarkuar nga Manchester United pas fillimit më të keq të klubit në një sezon në Premier League. United rrëshqiti në humbjen e tyre të katërt në Premier League këtë sezon ndaj West Ham United dhe qëndron në gjysmën e fundit të tabelës. Ata kanë fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Vendimi u konfirmua të hënën dhe ish- sulmuesi i Manchester United, Ruud van Nistelrooy, i cili ishte ndihmësi i Ten Hag, do të marrë përgjegjësinë e përkohshme të skuadrës me efekt të menjëhershëm.

“Erik ten Hag është larguar nga roli i tij si menaxher i ekipit të parë të Manchester United. Erik u emërua në prill 2022 dhe e udhëhoqi klubin drejt dy trofeve, duke fituar Kupën Carabao në 2023 dhe FA Cup në 2024. Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë mirë për të ardhmen”, thuhet në komunikatën e lëshaur nga gjiganti anglez, përcjellë KosovaPress.

Ruud van Nistelrooy do të marrë përgjegjësinë e ekipit si trajner i përkohshëm, i mbështetur nga ekipi aktual i trajnerëve, ndërsa një trajner i përhershëm të emërohet në krye të “Djajve të kuq”.

Shpërndaje në: