Rutte: Aleatët po punojnë që KFOR t’i ketë të gjitha forcat për ta mbajtur mjedisin e sigurtë në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se aleatët po vazhdojnë punën për të sgiruuar që KFOR të ketë forcat e burimet e nevojshme për mjedis të sigurtë dhe të qetë në Kosovë.
Në një konferencë për media pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve të NATO-s, ai tha se është diskutuar edhe për Kosovën dhe misionin e KFOR-it.
“Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë.” – citohet se ka deklaruar Rutte.
Ndërkohë, dje, ai u shpreh:
“Do të thotë se ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se procesi i dialogut mes Prishtinë dhe Beogradit nuk është duke ecur siç do të dëshironim…”.