Rutina bazike e kujdesit për lëkurën në dimër, këshilla që vlejnë për çdo moshë

Rutina bazike e kujdesit për lëkurën në dimër, këshilla që vlejnë për çdo moshë

Epiderma është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve radikale të temperaturave. Për ta ndihmuar në mënyrë që ta përballojë sa më lehtë sezonin e ftohtë, zbuloni këshillat tona të bukurisë…

1.Përdorni kremrat e duhur

Produktet e bukurisë janë si gardëroba: ato ndryshojnë me stinët! Nëse në verë

preferohen kremrat e lehtë dhe të lëngshëm, në dimër duhet të jenë më të pasur dhe intensiv në mënyrë që t’ju mbrojnë më shumë nga moti, era, i ftohti, etj.

2.Realizoni një kujdes të plotë

Dimri është sezoni për pastrimin e lëkurës në thellësi. Por si? Duke ofruar një kujdes të plotë të fytyrës. Mund të realizoni një pastrim të thellë fytyre në një institut bukurie, për t’i rikthyer lëkurës shkëlqimin dhe rrezatimin e plotë. Por për personat që kanë një buxhet të limituar mund të zgjedhin kujdesin në kushte shtëpie. Një pastrim të veçantë dhe një maskë hidratuese të përshtatshme për tipin e lëkurës

3.Eksfoliojeni lëkurën rregullisht

Një herë në javë duhet të aplikoni skrab në fytyrë dhe trup. Qëllimi? Të largoni qelizat e vdekura të lëkurës

4.Përdorni krem dite dhe nate

Në mëngjes, pas larjes së fytyrës përdorni një krem hidratues dhe ushqyes që kujdeset për lëkurën dhe e mbron atë .Në mbrëmje përdorni një krem nate me përbërës specifik që përkëdhelin lëkurën e acaruar nga mikrobet gjatë gjithë ditës. Përdorimi i tyre është thelbësor për një lëkurë të shëndetshme.

5.Shmangni ndryshimet në temperaturë

Shmangni larjen me ujë të nxehtë, lëkura e përballon me vështirësi kalimin nga i ftohti në të nxehtë. Për të mos e dëmtuar, mos përdorni ujë me temperaturë më të lartë se 37 ° dhe kurrë mos qëndroni më shumë se 20 minuta në ujë të nxehtë.

6.Respektoni disa rregulla bazë

Për të mbrojtur lëkurën tuaj dhe për të parandaluar plakjen, pastrojeni fytyrën 2 herë

në ditë para se ta hidratoni

7.Mos harroni buzët

Kur fryn era dhe temperaturat bien, buzët janë të parat që vuajnë. Mos harroni të aplikoni balsam për buzët disa herë në ditë

8… dhe duart

Duke qenë se janë shumë të ekspozuara, duart rrezikohen dhe vuajnë nga temperaturat e larta. Prandaj, kujdesuni në mënyrë që të mos dehidratohen.

9.Përdorni vitamina

Frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë për të kaluar një dimër në formë të mirë. Si masë paraprake konsumoni së paku deri në 5 perime dhe fruta në ditë.

10.Pini sa më shumë ujë

Rreziku numër një për lëkurën në dimër është dehidratimi. Për ta parandaluar këtë pini të paktën 1,5 litra çdo ditë. Fillojeni ditën me një gotë ujë në mënyrë që të eliminoni toksinat e akumuluara gjatë natës.

Shpërndaje në: