Rusia po krijon internetin e saj për të sfiduar SHBA-në dhe BE-në

Rusia po krijon internetin e saj për të sfiduar SHBA-në dhe BE-në

Ekspertët thonë se Rusia është duke planifikuar të hedh hapin e parë për ta bërë vendin të pavarur nga perëndimit, të paktën sa i përket hapësirës kibernetike: Moska dëshiron të instalojë serverat e saj. Por pse dhe cili është kuptimi i kësaj nisme?

Liria e internetit është zvogëluar dukshëm në Rusi: njerëzit shkojnë në burg nëse postojnë në mediat sociale, ekziston një ndalin për shërbimet VPN dhe ruajtja e të dhënave të zgjeruara është vështirë të vihet në jetë. Dhe lëvizjet e fundit nga qeveria ruse tregojnë se zhvillime të mëtejshme do të vijnë akoma.

Sipas një raporti të portalit RBK, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në vitin 2017 ka urdhëruar qeverinë e tij që të negociojë për të krijuar severë të pavarur që ato të emërtohen si DNS me shtetet e BRICS, në të cilin marrin pjesë Ruisa, përfshirë Brazilin, Indinë, Kinën, dhe Afrikën Jugore deri në gusht të vitit 2018. Këto serverë përmbajnë bazat e të dhënave globale të adresave IP publike dhe emrat e tyre të mbajtësit.

Nëse Rusia i krijon severët e saj, mund të bëhet mbreti i internetit, thonë ekspertët.

Arsyeja e dhënë është “dominimi i Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve të BE-së në lidhje me rregullimin e internetit” që Rusia e sheh si një “rrezik serioz” për sigurinë e tij, citon RBK nga procesverbalet e marra në një takim të Këshillit të Sigurisë të Rusisë./Periskopi/

Shpërndaje në: