Rusia ndalon Facebookun në një pjesë të madhe të territorit të saj
Rusia ka kufizuar aksesin në Facebook, për shkak të pasojave të sulmit të saj në Ukrainë.
Nuk është e qartë se çfarë do të përfshijnë në të vërtetë ato kufizime, të cilat nuk duket se përbënin një ndalim ose mbyllje totale të faqes në Rusi.
Roskomnadzor, rregullatori i komunikimeve në vend, duket se ka sjellë kufizime në përgjigje të ndryshimeve të bëra nga kompania mëmë e Facebookut, Meta.
Meta tha se do të etiketojë llogaritë e mediave në pronësi ruse, si një përpjekje për të kufizuar sasinë e dezinformatave në platformën e saj.
Por, autoritetet ruse thanë se kufizimet ishin “censurë” dhe akuzuan Facebookun për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve të saj.
Meta ka thënë se po shton një numër masash që synojnë të ruajnë platformat dhe përdoruesit e saj të sigurt, ndërsa situata në Ukrainë përkeqësohet, raporton Independent.