Rusia merr edhe një tjetër ‘goditje’ nga UEFA, ka të bëjë me Euro 2022
UEFA ka përjashtuar Rusinë nga kampionati evropian i futbollit 2022 për femra.
Klubet ruse gjithashtu do të përjashtohen nga garat e UEFA-s sezonin e ardhshëm, ka konfirmuar organi qeverisës i futbollit evropian, shkruan PEriskopi.
UEFA ka njoftuar gjithashtu se oferta e Rusisë për të pritur turneun e meshkujve Euro 2028 ose Euro 2032 tani është e papërshtatshme. Sanksionet vijnë pasi pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.