Rusia kërcënon të bllokojë Facebook vitin e ardhshëm

Rusia kërcënon të bllokojë Facebook vitin e ardhshëm

Shefi i Agjencisë federale ruse për komunikim, Aleksandar Zharov tha sot, se Moska do të bllokojë qasjen në rrjetin shoqëror Facebook vitin e ardhshëm, nëse kjo kompani në Rusi nuk do të ruajë të dhënat.

Ai tha se Agjencia Federale për komunikim do të punojë për të detyruar Facebook-un që t’iu përmbahet ligjeve për të dhënat personale të shtetasve rusë, të cilët punojnë në kompanitë e huaja. Kritikët e ligjit, i cili ka hyrë në fuqi para dy vjetësh, thonë se këto të dhëna i nënshtrohen rrezikut nga shërbimet informative ruse.

Zharov tha se qeveria ruse e kupton se Facebook është shërbim unik, por shtoi se nuk do të ketë përjashtime dhe se vitin e ardhshëm do të bllokojnë Facebook-un nëse nuk vepron në përputhje me ligjet.

Shpërndaje në: