Rusia dënon me 16 vjet burg gazetarin amerikan
Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u dënua sot nga Rusia me 16 vjet burgim nën akuzën për spiunazh, çka punëdhënësi i tij dhe ShBA-ja i kanë hedhur poshtë si të sajuara, raporton AP.
Përfundimi i gjyqit të tij të shpejtë dhe të fshehtë në sistemin ligjor shumë të politizuar të Rusisë ndoshta hapi rrugën për një shkëmbim të burgosurish midis Moskës dhe Uashingtonit.
Kur gjyqtari në Gjykatën Rajonale të Sverdlovskës e pyeti Gershkovichin nëse e kuptonte vendimin, ai tha po.
Gershkovich, 32 vjeçar, u arrestua në mars 2023 teksa ishte në një udhëtim raportues në qytetin e Maleve Ural të Yekaterinburgut dhe u akuzua për spiunazh për ShBA-në. Që nga atëherë ka qenë pas hekurave.
Ai ishte gazetari i parë amerikan i arrestuar me akuza për spiunazh që nga Nicholas Daniloff në vitin 1986, në kulmin e Luftës së Ftohtë. Arrestimi i Gershkovichit tronditi gazetarët e huaj në Rusi, edhe pse vendi ka miratuar ligje gjithnjë e më represive për lirinë e fjalës pas dërgimit të trupave në Ukrainë.
Autoritetet ruse pretenduan, pa ofruar asnjë provë, se ai po mblidhte informacion sekret për ShBA-në.