Rusia bllokon LinkedIn
Gjykata në Moskë hodhi poshtë ankesën e LinkedIn kundër vendimit.
Sipas gjykatësve, LinkedIn ka shkelur një ligj, i cili kërkon që të dhënat personale të shtetasve rusë të ruhen në serverë brenda Rusisë.
Rasti është sjellë në gjykatë nga Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i telekomunikimeve dhe mediave në Rusi, transmeton REL.
Ligji në fjalë është përfshirë brenda legjislacionit të mbikëqyrjes, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin korrik.