Rusia bllokon IP adresat e Google-it për të ndaluar Telegramin

“Google dështoi të përmbushë kërkesat e Roskomnadzor dhe duke shkelur një vendim gjyqësor dhe vazhdoi të lejojë Telegramin të përdorë adresat e tij IP për të ushtruar aktivitetin në Rusi”, tha mbikëqyrësi në një deklaratë, përcjell Telegrafi.
Të hënën, Roskomnadzor filloi bllokimin e Telegramit në përputhje me një vendim gjyqësor për shkak të refuzimit të kompanisë për t’iu dhënë qasje autoriteteve në kodet e nevojshme për të deshifruar të dhënat e përdoruesve.
Megjithatë, Telegrami arriti t’a anashkalojë bllokimin dhe vazhdoi aktivitetin e tij duke përdorur adresa IP të Google-it dhe kompanive tjera të teknologjisë. Përdoruesit humbën lidhjen me aplikacionin Telegram të dielën.