Rusia arrin fitoren e parë në Euro 2020, mposht Finlandën minimalisht
Rusia ka siguruar fitoren e parë në Grupin B, pas dy xhirove, e vlefshme për Euro 2020.
Rusët mposhtën Finlandën në Shën Petersburg, me rezultat minimal, 1-0, shkruan Periskopi.
Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Miranchuk në minutën e dytë të lojës shtesë, pas asistimit nga Dzyuba.
Me këtë fitore, Rusia grumbullon tri pikë dhe zë vendin e dytë në grup, aq sa ka edhe Belgjika, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/