Rusët mendojnë që amerikanët kurrë nuk kanë zbritur në Hënë

Periskopi.com SOK

Më shumë se gjysma e rusëve besojnë që astronautët amerikanë nuk kanë zbarkuar asnjëherë në Hënë dhe që autoritetet amerikane dhe NASA e kanë mbuluar këtë fakt duke falsifikuar të dhënat, tregon një anketë e re, shkruan Periskopi.

Në një studim të ri të titulluar “Shkenca dhe shoqëria: autoriteti dhe besimi” ekspertët e VTSIOM, qendër hulumtimi shtetërore e opinionit publik thanë që 57% e rusëve aktualisht mendojnë që pretendimi i ShBA-së për misionin e suksesshëm në Hënë është gënjeshtër dhe që provat për një gjë të tillë janë falsifikuar. Veç 24 për qind prej e respondendëve mendonin se misioni ishte i vërtetë.

Sidoqoftë, rusët nuk janë dyshues vetëm për misionet amerikane në Hënë. 59 për qind e tyre besojnë që “shkencëtarët e fshehin të vërtetën nga njerëzit e rëndomtë”. Edhe mes rusëve me edukim të lartë kishte një përqindje shumë të lartë të tyre që vinin dyshime të tilla. /Periskopi

Shpërndaje në: