Rumani – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare
Kosova do të luajë sot (e martë) në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.
Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ndarë tashmë mendjen për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sotme (e martë) në udhëtim ndaj Rumanisë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena National”, duke filluar nga ora 20:45.
Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.
Rumania renditet në vendin e dytë në Grupin I, me 9 pikë, nga pesë ndeshje, teksa Kosova pozicionohet në pozitën e pestë me katër pikë.
Formacionet zyrtare
Rumania: Moldovan, Raţiu, Draguşin, A. Burca, Bancu, Cicaldau, Screciu, N. Stanciu, I. Hagi, Puşcaş, Fl. Coman.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha, Loshaj, B. Berisha, Zhegrova, Rashica, Muriqi.