Rukiqi tregon me shifra se sa janë rritur çmimet e produkteve elementare

Rukiqi tregon me shifra se sa janë rritur çmimet e produkteve elementare

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pas një postimi të tij në lidhje me inflacionin në vend.

Rukiqi në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se qytetarët e Kosovës shpenzojnë 60 për qind të pagës për produkte bazë.

Ai po ashtu, ka treguar se janë rritur çmimet e produkteve bazike.

“Keto jane sot çmimet e produkteve bazike në Kosovë:

Çmimi i bukës është rritë për 50%, nga 35 cent në 50 cent

Çmimi i qumështit është rritë për 38%, nga 88 cent në 1.21 euro

Çmimi i sheqerit është rritë për 80% nga 70 cent në 1.25 euro

Çmimi i miellit është rritë për 52%, nga 52 cent në 70 cent.

Çmimi i rrymës është dyfishuar!”, ka shkruar Rukiqi.

Shpërndaje në: