Rukiqi shpalos planin ekonomik të LDK-së: 5 miliardë investime për katër vjet

Rukiqi shpalos planin ekonomik të LDK-së: 5 miliardë investime për katër vjet

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shpalosur planin ekonomik të kësaj partie në detaje.

I ftuar në T7, Rukiqi ka thënë se LDK ka bërë një plan konkret për investime kapitale, ku për secilin vit investimet do të jenë më shumë se 1.2 miliard euro.

Ne kemi qenë shumë konzervativ kur e kemi bërë planin, fillimisht kemi thënë se rritja ekonomike do të jetë 5% por besojmë shumë se do ta tejkalojmë atë. Me rishikimet që i kemi bërë buxheti për mandatin tonë do të arrij 5 miliardë dhe kjo nuk do të bëhet nga rritja e taksave por nga rritja ekonomike, kjo është puro kthim nga aktiviteti ekonomik. Do të ketë rritje të aktiviteteve ekonomike, duke krijuar edhe më shumë vende të punës dhe normalisht ata që do të paguajnë tatime, qarkullojnë mallra më shumë dhe më shumë mbledhje të TVSH-së. Brenda mandatit katër vjeçar 5 miliardë euro investime, pra ne po e quajmë një pesëshe e trefish, 5 miliardë euro buxhet, 5% rritje ekonomike dhe 5 miliardë investime kapitale.” – ka thënë Rukiqi.

Tutje Rukiqi ka deklaruar se nuk do të jenë vetëm këto 5 miliardë euro investime në Kosovë sepse do të ketë edhe investimi nga sektori privat.

Kosova, tregu i saj ka mundësi t’i absorbojë jo vetëm 5 miliardë euro investime por edhe më shumë vetëm duhet të kemi persona adekuat më pozita kyçe. Pra duhet me ditë me i shpenzu por jo me i vjedh apo që tenderët me u dhënë dostave dhe financueseve të partisë qysh ka ndodhur në këtë qeveri.” -është deklaruar më tutje ai.

Shpërndaje në: