Rukiqi për përgjimet Kusari-Radojçiq: Lëvizja e premtimeve dhe mashtrimeve po dëshmohet si lëvizje e marrëveshjeve të fshehta
Berat Rukiqi nga LDK ka reaguar pas përgjimeve që u publikuan sot nga Paparaci ku dëgjohen duke komunikuar Mimoza Kusari Lila dhe Milan Radojçiq.
Rukiqi tha se “lëvizja e premtimeve dhe mashtrimeve të mëdha, çdo ditë e më shumë, po na dëshmohet si lëvizje e hipokrizisë, korrupcionit dhe e marrëveshjeve të fshehta, përfshirë ato me terroristët si Radojcic”.
Ai shtoi se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe lidership konsistent me veprime patriotike.
“Kosova ka nevojë për ndryshim dhe lidership konsistent dhe me veprime patriotike, në krye me Lumirin dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.”