Rukiqi për Dejona Mihalin: E frikshme dhe kriminale si një person vendos kur duhet të kemi rrymë
Berat Rukiqi i LDK-së e ka quajtur të frikshme dhe kriminale ndikimin e Dejona Mihalit në ndërmarrjet publike.
“Paramendone secili veten, në universin e qeverisjes së tyre parapolitike, ku një person vendos kur duhet të kemi rrymë, në sa ora duhet të kthehet një email, e deri të secili punësim dhe tender”, ka shkruar Rukiqi ndër të tjera.
Postimi i plotë:
E frikshme dhe kriminale, ndikimi i strukturës parapolitike, e ngjashme me karaktere si Keyser Soze ne Usual Supsects, në kontrollin e secilit dhe çdo gjëje, në rrjetin e mirë organizuar të tyre në çdo cep të qeverisjes, në çdo ndërmarrje publike, në çdo zyrtarë të emëruar nga ta, me kapelë dhe pa kapelë.
Paramendone secili veten, në universin e qeverisjes së tyre parapolitike, ku një person vendos kur duhet të kemi rrymë, në sa ora duhet të kthehet një email, e deri të secili punësim dhe tender.