Rukiqi: Ligji për sigurime shëndetësore u miratua më 2014, por nuk zbatohet

Rukiqi: Ligji për sigurime shëndetësore u miratua më 2014, por nuk zbatohet

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore.

Për këtë ka reaguar, anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi I cili tha se Kosova e ka ligjin për sigurimet shëndetësore që nga viti 2014, mirëpo që I njëjti nuk është zbatuar.

Sipas tij, qeveria nuk do ta zbatojë këtë ligj I cili e konsideroi se po e bënë për përfitime zgjedhore.

Postimi i plotë:

Kosova ka ligj per sigurimet shendetsore, te miratuar ne vitin 2014.

I njejti nuk eshte zbatuar, pra qytetaret nuk e kane gezuar asnje perfitim nga ky ligj.

Zbatim dhe perfitim nuk pritet, as nga amandamentimi kozmetik i sotem, i bere jo per perfitim te qytetareve, por per perfitime zgjedhore te partise ne pushtet.

Shpërndaje në: