Rukiqi: Kryeministër kfillu, “Trepçës” nuk ia ktheve “shkëlqimin” e premtuar
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen ndaj “Trepçës”.
Ai i ka bërë thirrje shefit të ekzekutivit që të fokusohet në deklaratat e tij lidhur me këtë kompani.
Rukiqi ia ka rikujtuar Kurtit deklaratat e mëhershme për “Trepçën”.
“Kryeministër kfillu, pa plan konkret për Trepçën dhe fjalë të opozitarit nuk qeveriset vendi, sepse e ke mjeruar. Në vitin 2020 thoshe se “Trepça është aset strategjik që do të lulëzoj dhe do ia kthen shkëlqimin, pas 3 viteve deklaronte se “Trepça po lulëzon nën qeverisjen e tij”. Përderisa tani po akuzon minatorët duke thënë që “Ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, ka deklaruar Rukiqi
Ai ka vlerësuar se kryeministri Kurti nuk i ka mbajtur premtimet për “Trepçën”.
“Nuk e kanë bërë analizën e premtuar për Trepçën, as studimin e fizibilitetit, as investimet e as ndonjë zgjidhje sociale për çështjet e minatorëve të Trepçes. Si në çdo çështje kjo qeveri kur nuk ofron zgjidhje shpikë nje fajtorë apo një armik imagjinar”, ka deklaruar Rukiqi për Nacionalen