Rukiqi ironizon me Qeverinë Kurti: Tender emergjent për menaxhimin e sulmeve të panikut të shkaktuar nga LDK
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci dorëzoi kallëzim penal ndaj zyrtarëve të kësaj partie, veç pse njoftuan për grantet që i janë dhënë familjarëve të Fitore Pacollit.
Rukiqi ka ironizuar me Qeverinë Kurti, duke thënë:
“Një tender emergjent për Qeverinë.
Lënda e kontratës: Menaxhimi i sulmeve të panikut, të shkaktuar nga LDK
Përndryshe, ndryshimi po vjen, drejtësia po vjen, kthimi i çdo centi po vjen”.