Rukiqi i reagon Sallahut: Me gjasë të burgosurit janë larguar me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe Ujkan Mekaj, nuk janë arratisur, por janë larguar.
Rreth kësaj ka reaguar Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Rukiqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dilema është se me çfarë shpejtësie janë largu.
Ai ka thënë se me gjasë janë larguar me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi.
“Dilema është me çfarë shpejtësie janë “largu”? Me gjasë me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi.” – ka shkruar Rukiqi.