Rukiqi i reagon Muratit: 60% e pagave shkon për barna dhe ushqime

Rukiqi i reagon Muratit: 60% e pagave shkon për barna dhe ushqime

Ekonomisti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati i cili si jo rrallë herë shpërndau statistika që duket se Kosova po “lulëzon” ekonomikisht.

Rukiqi e ka përballur Muratin me një përqindje tjetër. Sipas tij 60% e pagave tona shkon për barna dhe ushqime bazike, ndërkohë kjo përqindje kur ka filluar mandatin qeveria Kurti, Rukiqi ka shkruar të ketë qenë 30. Sipas tij Ministër Murati, “duke na trajtuar, sipas manualit te tyre, si injorante dhe analfabet, vitin 2024 po e krahason me vitin e pandemise, kur secila ekonomi familjare, jane detyruar t’i perdorin depozitat e tyre per mbijetese dhe sherim nga pandemia”.

Postimi i plotë:

Sipas Ministrit, aq shume para po kemi, sa qe nuk po dijme çka te bejme me to.

Ministri po thote qe ekonomite familjare jane pasuruar shume, por po harron te na tregoj qe sot 60% e pagave tona shkon per barna dhe ushqime bazike (buke, qumesht, sheqer, vaj). Kur ky Minister dhe kjo Qeveri ka filluar mandatin perqindja e pages per barna dhe ushqime bazike ka qene 30%.

Duke na trajtuar, sipas manualit te tyre, si injorante dhe analfabet, vitin 2024 po e krahason me vitin e pandemise, kur secila ekonomi familjare, jane detyruar t’i perdorin depozitat e tyre per mbijetese dhe sherim nga pandemia

Shpërndaje në: