RTK nuk e zbaton vendimin e KPM-së, Kusari: Vazhdimësi e mashtrimit të publikut
Flutura Kusari, juriste e njohur e medias, ka komentuar storien e RTK-së rreth demantimit të lajmit të rremë ndaj Periskopit dhe Nacionales.
Sipas Kusarit, storia që e pamë nuk ishte informim se RTK-ja ka mashtruar dhe ka shkelur kodin e etikës.
Madje, Kusari tha se kjo storie është vazhdim i mashtrimit dhe manipulimit të publikut.
“Ajo çfarë pamë sonte në RTK nuk ishte informim i publikut që RTK ka mashtruar dhe e ka shkelur kodin e etikes, nuk ishte as demant i lajmit të rremë për Nacionalen dhe Periskopin dhe as zbatim i vendimit të KPM-së. Ishte thjeshtë vazhdimësi e mashtrimit dhe manipulimit të publikut” – ka shkruar ai.
Ajo çfarë pamë sonte në RTK nuk ishte informim i publikut që RTK ka mashtruar dhe e ka shkelur kodin e etikes, nuk ishte…
Posted by Flutura Kusari on Tuesday, October 1, 2024