RTK e prezanton si studiues Arbër Zaimin e VV’së, shokun e Rilind Gërvallës

RTK e prezanton si studiues Arbër Zaimin e VV’së, shokun e Rilind Gërvallës

Në Radio Televizonin e Kosovës, është transmetuar edicion për Zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij edicioni si studiues i politikës së jashtme është inkuadruar Arbër Zaimi.

Zaimi është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Arber Zaimi, jo vetëm aktivist i VV’së, ai njëkohësisht është edhe shok i drejtorit të përgjithshëm të RTK’së, Rilind Gërvallës.

Dyshja shfaqeshin që kohë më parë së bashku.

Foto, Arbër Zaimi dhe Rilind Gërvalla

Kujtojmë se sot, Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, pas fitores ndaj demokrates, Kamala Harris, e cila nuk ia doli të bëhej presidentja e parë grua në Amerikë.

Shpërndaje në: