Rrusta pas emailave të RTK-së: Këta nuk janë tërhequr, vetëm se po taktizojnë
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se RTK-ja nuk është tërhequr por vetëm po taktizojmë.
Reagimi i saj vjen pasi RTK-ja ka dërguar email në adresë të Ilir Mirenës të Periskopit dhe të Berat Buzhlës të Nacionales.
“Emailat e dërguar nëpër mediat e përfolura prodhojnë më shumë dezinformata. Pyetjet aty nuk janë pyetje, por dyshime, interrogime.” – ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj:
RTK vazhdon ta përdorë si lëndë pune artikullin mashtrues, linçues e propagandues. Këta nuk janë tërhequr, vetëm se po taktizojnë, po prodhojnë materiale mbi ngjarjen, e kështu duke investu në vëllim lajmesh të cilat qarkullojnë rreth e rrotull, pa nevojën me bashkëpunu me të vërtetat dhe faktet.
Emailat e dërguar nëpër mediat e përfolura prodhojnë më shumë dezinformata. Pyetjet aty nuk janë pyetje, por dyshime, interrogime.