Rrugës për Stamboll, futbollistët e Galatasarayt këndojnë emrin e Milot Rashicës
Skuadra e Galatasarayt është shpallur kampion mbrëmë i Superligës së Turqisë për sezonin 2022/23.
Pas fitores ndaj Ankaragucu, ekipi ku luan futbollisti i Kombëtares së Kosovës siguroi titullin e 23-të në histori të klubit.
Një video interesante u publikua në rrjetet sociale, ku shihet Milot Rashica në autobus rrugës për në Stamboll.
Bashkëlojtarët e tij këndojnë emrin e futbollistit ‘dardan’, i cili në fakt luajti një rol të madh në suksesin e Galatas këtë sezon.
“ooooo, Milot Rashicaaaa…” 🎶🇽🇰❤️ pic.twitter.com/UbFXSx6YlW
— LIG Sport (@lig_sport) May 31, 2023