‘’Rruga e Re, 5 miliardë euro investime’’ – Abdixhiku publikon projektet që synon t’i realizoj si kryeministër
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur se ai ka interes që qytetarëve tu ofrojë vizionin e partisë që ai udhëheq për të ardhmen, e jo të ndajë, përçajë e të flas për të shkuarën.
I pari i LDK-së, në postimin e tij të bërë në Facebook, ka prezantuar edhe projektet që ai ka, të cilat kapin vlerën e 5 miliardë eurove, ku ka shtruar edhe pyetjen për qytetarët: ‘‘Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?’’.
Spitali i Ri, Stadiumi Kombëtar e Palestra e Sporteve, Qendra e Skijimit në Brezovicë, Teatri Kombëtar, Centrali i Ri me Gaz, Unaza e Jashtme e Kryeqytetit; Gaming Hall, Teatri i Operas e Baletit, magjistralet rajonale, Parku Teknologjik e Qendra Kombëtare për Intelegjencë Artificiale – janë projektet të cilat Abdixhiku i ka publikuar me fotografi.
Postimi i plotë: