Rrjetet sociale shkaktojnë depresion
Përvojat negative në Facebook mund të rrisin shanset e depresionit tek të rinjtë. Ky është përfundimi i një studimi kryer së fundmi me fokus “ Bullizmi Kibernetik”.
“Është e rëndësishme që njerëzit t’i marrin seriozisht ndërveprimet në mediat sociale, pasi ndikimi po bëhet gjithnjë e më shumë më i madh duke i shndërruar miqësitë dhe përvojat virtual në forma komunikimi të mirëfillta” thotë autorja e studimit Samantha Rosenthal. hulumtuese në Shkollën e Shëndetit Publik Brown University.Ngjarjet e pakëndshme në rrjetet sociale kanë pasoja të vërteta emocionale dhe nga 264 pjesëmarrës në studimin e kryer në vitin 2013 dhe 2014, 8 në 10 persona raportuan të paktën një përvojë negative në Facebook, të tilla si ngacmime, poshtërsi, keqkuptime apo kontakte te padëshiruar.Këto shifra vijnë në rritje vitet e fundit e rreziku i simptomave depresive është 3.2 herë më i lartë.Rezultatet e studimit janë botuar në Journal of Adolescent Health./living.al