Rrjedhin pamjet e telefonit që vjen me 6GB RAM
Edhepse duket sikur pajisja po punon me MIUI, nuk ka logo të Mi që shihet në të, kështu që është e vështirë të dihet nëse kjo pajisje është një telefon Xiaomi, e aq më pak Mi 6.
Për më shumë, dizajni i zbuluar nuk është i përshtatur me atë çfarë kanë spekuluar raportet e mëhershme.
Sidoqoftë, spekulimet e deritanishme kanë bërë të ditur se Mi 6 pritet të vijë në tri versione, që ndryshojnë në ekran dhe në procesorin që bartin brenda.
Modeli kryesor pritet të ketë trup të qeramikës dhe RAM memorie prej 6GB.