Rritja e temperaturave çon në rritje të vetëvrasjeve – thonë studiuesit
Rritja e temperaturave është e lidhur me rritjen e shkallës së vetëvrasjeve, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit kanë paralajmëruar se impakti i ndryshimeve klimatike mund të jetë po aq i rëndësishëm sa recesionet ekonomike, të cilat njihen si rritëse të shkallës së vetëvrasjeve, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Lidhja mes shëndetit mendor dhe ngrohjes globale nuk është hulumtuar gjerësisht por raportet e fundit që kanë analizuar temperature dhe vetëvrasjen në ShBA dhe Meksikë në dekadat e fundit kanë bërë gjetje shqetësuese. Ato thonë që rata e vetëvrasjeve u rrit me 0,7% në Amerikë dhe me 2,1% në Meksikë kur temperature mesatare mujore u ngrit për 1 gradë të celsiusit.
Analiza mori parasysh shumë gjëra, përfshirë variacionet sezonale, nivelin e varfërisë e madje edhe lajmet për vetëvrasjet e figurave të njohura që mund të çojnë në vdekje të tjera. Shkencëtarët gjetën se periudhat më të nxehta rezultuan në më shumë kryerje të vetëvrasjeve se sa në periudhat me mot të zakontë. /Periskopi