Rritja e çmimit të rrymës për 15%, Deliu: Kjo gjendje nuk guxon të tolerohet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pasi që Zyra për Rregullatorin e Energjisë ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%.
Deliu ka thënë se rritja e tarifës të energjisë për 15% është e papranueshme dhe e dëmshme për qytetarët dhe bizneset.
Ajo tutje ka thënë se nëse ky propozim kalon, atëherë i bie për 4 vite, çmimi i rrymës është rritur për 130%.
“Propozimi i ZRrE-së për rritje të tarifave të energjisë prej 15% është i papranueshëm dhe i dëmshëm për qytetarët dhe bizneset. Në rast se ky propozim kalon, rritja do të jetë 130%, edhe atë, vetëm katër vitet e fundit. Çmimet e larta, pagat e njëjta, ndërkohë përsëri rritje të çmimit të rrymës. Për besë, kjo gjendje nuk guxon të tolerohet.” – ka shkruar Deliu.
Propozimi i ZRrE-së per rritje të tarifave të energjisë prej 15% është i papranueshëm dhe i dëmshëm për qytetarët dhe…
Posted by Blerta Deliu on Saturday, March 15, 2025