“Rritet tatimi, pasurohet Martini”, Hisen Berisha i PDK-së i han fjalët, takohet me ambasadorin Berishaj- e quan pritje vëllazërore

“Rritet tatimi, pasurohet Martini”, Hisen Berisha i PDK-së i han fjalët, takohet me ambasadorin Berishaj- e quan pritje vëllazërore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka takuar sot ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, i cili akuzohet për  përfshirje në “skandalin financiar” që u zbulua në Slloveni, pasi mediat sllovene raportuan se ai ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, Robert Golob, shkruan Periskopi.

Hiseni i PDK-së ka lënë anash të gjitha këto, madje edhe kritikat e tij të ashpra pas publikimit të skandalit.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e quan “pritje vëllazëror” atë nga Martin Berishaj.

Kujtojmë se PDK dhe deputetë nga kjo parti vazhdimisht kanë kritikuar Qeverinë Kurti pas skandalit të ambasadorit Berishaj.

Postimi i tij i plotë i Hisen Berishajt:

Gjatë qëndrimit në Zagreb, i ftuar nga Fakulteti i Studimeve Kroate i Universitetit të Zagrebit, në simpoziumin shkencor ndërkombëtar me titull: “Rëndësia e kujtesës evropiane për të ardhmen evropiane – Krimet komuniste,” takova edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, SHT Prof. Dr. Martin Berishaj, i cili më organizoi një pritje përtej protokollit diplomatik, bashkë me stafin e Ambasadës, Atasheun Shpend Zogajt, etj.

Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin!

 

Screenshot

Shpërndaje në: