Rritet skandali i Facebook-ut, besohet se goditi 87 milion përdorues
Facebook ka bërë të ditur se besohet që të dhënat e 87 milionëve përdoruesve të këtij rrjeti social janë përdorur nga Cambridge Analytica, shkruan Periskopi.
BBC raporton se një milion e përdoruesve janë nga Britania e Madhe.
Fillimisht u raportua se shifra e përdoruesve, të dhënat e të cilëve janë përdorur ka qenë rreth 50 milion.
Këto detaje i bëri të ditur se shefi kryesor i teknologjisë në kompani, Mike Schroepfer.
Të dhënat u publikuan vetëm disa orë para u raportua se Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, do të dëshmojë para Komitetit të Senatit për Tregti, lidhur me përdorimin e të dhënave të përdoruesve nga kompania e tij.
Facebook-u është përballur me kriticizëm pasi është bërë e ditur se kompania ka pasur njohuri se Cambridge Analytica, ka përdorur të dhënat e më se 50 milionë përdoruesve të rrjetit social Facebook.
Pati media që raportuan se disa të dhëna vazhdojnë të jenë në qarkullim, pavarësisht insistimeve nga Cambridge Analytica se materiali është shkatërruar tërësisht./Periskopi