Rritet shpresa: Del e suksesshme vaksina kundër koronavirusëve në minj

Një studim i ri i bërë në minj ka ofruar shpresë të madhe për një vaksinë kundër koronavirusit, sipas hulumtuesve prapa tij.
Hulumtimi i fundit me sukses mbrojti minjtë kundër dozës vdekjeprurëse për MERS, një koronavirus i afërt me atë që shkakton Covid-19shin.
Shkencëtarët thanë se e njëjta metodë e ofrimit mund të funksiononte edhe kundër SARS-CoV-2, virusi përgjegjës për pandeminë e Covid-19shit.
Në hulumtim, shkencëtarët përdorën një tjetër virus që është i padëmshëm për njerëzit, e vendosën atë në atë formë që të prodhonte glicoproteinë, e njohur në rastet e infektimeve me MERS, përcjell Periskopi nga Independent.
Minjtë e thithën virusin në një dozë të vetme.
Kur të njëjtit minj u ekspozuan ndaj një doze të zakontë vdekjeprurëse të MERS-it, katër javë më vonë, të gjithë mbijetuan. Ndërkohë që të gjithë minjtë që morën vaksinën vdiqën.
Shkencëtarët tash shpresojnë që mund ta përdorin virusin për të ofruar vaksinat për sëmundjet e tjera të koronavirusëve.
“Studimi ynë indikon që përdorimi i kësaj vaksine për koronavirusit e rinj, përfshirë SARS-CoV-2, mund të jetë dobiprurës,” tha Paul McCray, një prej autorëve të studimit.