Rritet shpejtësia mobile e internetit në botë

Rritet shpejtësia mobile e internetit në botë

Sipas një raporti vjetor nga firma e internetit me qendër në SHBA, Akamai, thuhet se interneti i pajisjeve të lëvizshme, mobile ka regjistruar një rritje prej 12 përqind, shifër kjo që përkthehet në 6.9 megabit për sekond.

Britania e Madhe me 27.9 përqind numëron internetin më të shpejtë në Evropë, atë e pason Belgjika me 19.4 megabit për sekond dhe më pas e ndjek Gjermania me 5.7 megabit për sekond.

Sipas raportit interneti me shpëjtësi më të ulët ndodhet në kontinentin afrikan, në Algjeri ku shpejtësia e tij është 2.2 megabit për sekond. Ndërkohë interneti me shpëjtësinë më të ulët në Azi është në Kaledonian e Re dhe interneti me shpejtësinë më të ulët në kontinentin amerikan është në Venezelë me shpejtësi 2.3 megabit për sekond.

Ndërkohë shumë shete të Evropës ku mes tyre janë Spanja, Holanda dhe Sllovakia janë në listën e vendeve me internetin më të shpejtë.

Në raport thuhet se shpejtësia e internetit në Turqi është 6.4 megabit për sekond, shifër kjo që është poshtë mesatares së botës, ndërsa SHBA-ja është rënditur poshtë Turqisë. Shpejtësia e internetit në SHBA ku shpejtësia atje është mesatarisht 5.1 megabit për sekond. Me këtë shpejtësi SHBA-ja është renditur poshtë Turqisë, Kenias, Paraguajit dhe Katarit.

Ndërsa në Turqi shpejtësia maksimale e internetit mobile është llogaritur 76.9 megabit për sekond, në SHBA kjo shifër është 19.8 megabit.

Nga ana tjetër edhe shpejtësia e inernetit në përgjithësi në të gjithë botën ka pasur një rritje prej 23 përqind. Ndërkohë trasmetimi i ndeshjeve live përmes internetit thuhet se është një nga shkaqet e rritjes së kësaj shpejtësie.

Editori i Akamai ka thënë se shpejtësia e internetit është sa dyfishi i vitit 2012. Ndërkohë ai ka theksuar se shpejtësia mund të rritet edhe më shumë gjatë lojërave Olimpike në Rio pasi pritet që të ketë shumë ndjekës online.

 

Shpërndaje në: