Rritet presioni ndaj Zuckerberg: Edhe moderatorët e Facebook-ut e kritikojnë për qëndrimin ndaj Trumpit
Presioni nga stafi i Facebook-ut po rritet ndaj drejtorit ekzekutiv të kësaj kompanie, Mark Zuckerbergut mbi politikat në lidhje me postimet e presidentit amerikan Donald Trump – me moderatorët që tashmë i janë bashkuar kritikave ndaj shefit të tyre.
Moderatorët iu kanë shkruar një letër të hapur kolegëve të tyre për të kritikuar qëndirmin e Zuckerbergut ndaj postimeve të presidentit Donald Trump.
Në këtë letër, të gjithë moderarotër kanë mbetur anonimë, duke theksuar natyrën e pasigurt të punës së tyre, që është e nënkontraktuar me anë të palëve të treta, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Kësisoj, ata mbetën anonimë duke dashur të ruanin vendet e tyre të punës.
“Facebook-u mund të bëj më mirë (në lidhje me çështjen),” thuhet në letër. “Neve na duhet të shprehim se qëndrimi personal i Zuckerbergut ndaj deklaratave të Trumpit për “grabitjet dhe gjuajtjet me armë” nuk mjafton.
Facebook-u ndërkohë ka deklaruar se “inkurajon punëtorët që të flasin hapur kur nuk pajtohen me lidershipin e tyre” me anë të zëdhënësit.
Letra e moderatorëve të Facebook-u përfundon me lutjen ndaj Zuckerbergut “që të rishqyrtojë vendimin e tij (për të mos vepruar) kundër Donald Trumpit, për t’i dëgjuar dhe nderuar zërat e punëtorëve dhe përdoruesve zezakë.” /Periskopi