Rritet numri i njerëzve që shkojnë në punë të sëmurë

Rritet numri i njerëzve që shkojnë në punë të sëmurë

Të sëmurët nuk janë më një problem për punëdhënësit britanikë. Por, këta të fundit po kanë vështirësi të reja, meqë ka një rritje të numrit të njerëzve që shkojnë në punë duke mos u ndjerë mirë – sipas një studimi, përcjell Periskopi.

86 përqind e firmave në Britani të Madhe kanë thënë se në 12 muajt e fundit ka një rritje të njerëzve që punojnë të sëmurë.

“Prezenca e njerëzve të sëmurë në punë mund të jetë më e kushtueshme për bizneset sesa mungesa e tyre – jo vetëm nëse sëmundja është ngjitëse për kolegët e tjerë, por edhe sepse punëtorët e sëmurë mund të jenë më pak efikas se zakonisht, mund të bëjnë më shumë gabime, dhe kjo mund të marrë më shumë kohë për mëkëmbjen e tyre nga sëmundjet,” u tha në raport.

Në një raport tjetër thuhej se ekonomia britanike vuante nga sëmundjet e punëtorëve duke e ulur produktivitetin. /Periskopi

Shpërndaje në: