Rriten shpresat për të shpëtuar nga kanceri i gjirit
Një grup studiuesish nga Universiteti i Baselit në Zvicër kanë ngjallur shpresat për një kurë ndaj kancerit të gjirit.
Ata kanë treguar se kanë mundur të shndërrojnë qelizat kancerogjene në yndyrë duke i bërë ato të padëmshme dhe duke e ndaluar përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit.
kuadra e shkencëtarëve eksperimentuan te minjtë, të cilët u implantuan në një formë shumë agresive të kancerit të gjirit, transmeton telegrafi.com.
Kërkimi i tyre arriti në përfundimin se duke e trajtuar këtë eksperiment me një ilaç për diabetin (rosiglitazone) dhe një që përdoret për trajtimin e kancerit (trametinib) mund të bëhej ndryshimi i mahnitshëm i qelizës.
Ky kombinim pengon në mënyrë efikase pushtimin e qelizave kancerogjene, shpërndarjen e tyre dhe përhapjen e metastazave.
Procesi, që u quajt adipogenesis, shkaktoi dështimin e metastazës së qelizave kancerogjene vdekjeprurëse.
Shkencëtarët, besojnë se ky ndryshim është një përfitim i përhershëm për pacientët e tyre.
Ndonëse ekipi theksoi se jo çdo qelizë arriti të transformohej në trupin e minjve, ndryshimi në masë i tumorit në yndyrna i bën të gjithë shumë më optimistë
“Me sa mund të themi duke u nisur nga eksperimentet e tjera, qelizat kancerogjene të shndërruara në yndyrë nuk shndërrohen sërish në qelizat kancerogjene”, – është shprehur Prof. Gerhard Christofori, shkencëtari që udhëhoqi këtë studim.
Skuadra shtoi se jo çdo qelizë u transformua në yndyrë, por qelizat e mbetura do të jenë shumë të lehta për t’u kuruar me trajtime si kimioterapia.